Politika e privatësisë

Nexuma — sistemi i burimeve njerëzore dhe i prezencës

Nexuma është mjet pune që përdoret nga punëdhënësi yt për të administruar marrëdhënien e punës: prezencën, pushimet, pagën, dokumentet dhe komunikimin e brendshëm. Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, pse, sa gjatë i mbajmë dhe si i kontrollon ti.

Kontrolluesi i të dhënave është punëdhënësi yt, i cili vendos cilat të dhëna futen në sistem dhe kush i sheh. Nexuma vepron si përpunues në emër të tij.

Çfarë mbledhim

KategoriaTë dhënatNga vjen
Identiteti Emri, mbiemri, email-i, telefoni, adresa, numri personal, kodi i punëtorit, data e punësimit, fotografia e profilit Punëdhënësi; fotografinë e ngarkon vetë punëtori
Prezenca Ora e hyrjes dhe e daljes, pauzat, takimet, trajnimet, skanimet e QR-së në kiosk Skanimi në kiosk dhe veprimet në app
Paga Paga bruto e neto, tatimi, kontributet, ndalesat, fletëpagesat, llogaria bankare Punëdhënësi
Pushimet dhe kërkesat Kërkesat, llojet e pushimit, datat, arsyet, vendimet, dhe bashkëngjitjet mjekësore kur kërkohen Punëtori dhe ai që vendos
Dosja e punësimit Kontratat, certifikatat, vërejtjet, vlerësimet, projektet ku je caktuar Punëdhënësi
Komunikimi Mesazhet me tekst, mesazhet zanore, reagimet, dhe shenja se kush e ka lexuar një mesazh Vetë përdoruesit
Pajisja Tokeni i njoftimeve, adresa IP dhe lloji i pajisjes te gjurma e skanimeve App-i dhe kioska

Çfarë nuk mbledhim

Pse i përdorim

Të dhënat nuk shiten, nuk jepen me qira dhe nuk përdoren për profilizim automatik që prodhon vendime pa njeri në mes.

Kush i sheh

Qasja kontrollohet te serveri, jo te app-i: një kërkesë për të dhëna që nuk të takojnë refuzohet edhe nëse dërgohet drejtpërdrejt.

Ku ruhen

Të dhënat ruhen te serveri i punëdhënësit tënd, brenda Bashkimit Evropian. Komunikimi me serverin bëhet gjithnjë i enkriptuar (HTTPS). Skedarët — dokumentet, fotografitë, mesazhet zanore — ruhen jashtë hapësirës publike të web-it dhe shërbehen vetëm pas kontrollit të të drejtave.

Palët e treta

Nexuma nuk ka mjete analitike, nuk ka reklama dhe nuk përdor SDK të palëve të treta që mbledhin të dhëna. Të dhënat nuk shiten dhe nuk jepen me qira.

Një palë e vetme e tretë preket, dhe vetëm për një gjë: Apple Push Notification service. Kur ndez njoftimet, telefoni yt merr nga Apple një token dhe ne e ruajmë atë për të të dërguar njoftimin. Titulli dhe rreshti i parë i njoftimit kalojnë përmes serverëve të Apple-it, sepse ashtu funksionojnë njoftimet në iOS. Nëse i fik njoftimet, tokeni fshihet.

Çdo ofrues shërbimi që përpunon të dhëna në emër të punëdhënësit detyrohet me kontratë të japë të njëjtën mbrojtje që përshkruhet këtu.

Sa gjatë i mbajmë

Të dhënatSa mbahen
Prezenca dhe orariSa zgjat marrëdhënia e punës, plus afati që kërkon legjislacioni i punës
Paga dhe fletëpagesatSipas afatit që kërkon legjislacioni tatimor — zakonisht më i gjati
Dosja e punësimitSa zgjat marrëdhënia e punës, plus afati ligjor pas saj
Mesazhet e bisedaveDerisa t’i fshish ti, ose derisa llogaria të mbyllet
Fotografia e profilitDerisa ta heqësh vetë nga app-i
Tokeni i njoftimeveDerisa t’i fikësh njoftimet ose të dalësh nga llogaria

Afatet e sakta i cakton punëdhënësi sipas ligjit. Të dhënat e marrëdhënies së punës mbahen edhe pas përfundimit të saj, sepse ligji e kërkon — kjo nuk është zgjedhje e jona dhe nuk mund të hiqet me kërkesë.

Fshirja dhe tërheqja e pëlqimit

Çka mund ta bësh vetë, menjëherë, nga app-i:

Për të kërkuar fshirjen e llogarisë ose të të dhënave të tjera, shkruaj te support@nexuma.app ose drejtohu te burimet njerëzore. Kërkesa i përcillet punëdhënësit, i cili është kontrolluesi i të dhënave, dhe përgjigja jepet brenda 30 ditësh.

Llogaria fshihet dhe qasja ndërpritet. Ajo që nuk fshihet dot është vetëm ajo që ligji e detyron të mbahet — evidencat e pagës dhe të orarit — dhe në atë rast të thuhet cila pjesë mbetet dhe deri kur.

Mosha

Nexuma është mjet pune dhe nuk u drejtohet fëmijëve. Llogaritë i hap punëdhënësi vetëm për persona të punësuar; nuk ka regjistrim publik.

Të drejtat e tua

Fotografinë e profilit e heq vetë, kurdo, nga app-i: Profili im → fotografia → Hiqe. Për të tjerat, kërkesa dërgohet te burimet njerëzore — edhe nga vetë app-i, te Kërkesat → Kërkesë e re.

Kontakti: për çdo pyetje mbi të dhënat e tua, drejtohu te burimet njerëzore të punëdhënësit tënd, ose shkruaj te support@nexuma.app.